Flash News

E-TJERA

Zjarr në Lushnje, shkrumbohet banesa, shkak shkëndija elektrike

Zjarr në Lushnje, shkrumbohet banesa, shkak shkëndija elektrike

Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjes. Flakët kanë përfshirë një dhomë të banesës, ku dyshohet se shkak ka qenë një avari në linjën elektrike.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale. Dy automjete zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.

Hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit janë në vijim.

Të fundit