Flash News

E-TJERA

Zjarr në një pallat në qytetin e Lushnjës, 4 persona përfundojnë në spital

Zjarr në një pallat në qytetin e Lushnjës, 4 persona

Një zjarr ka përfshirë një pallat në qytetin e Lushnjës mbrëmjen e sotme.

Mesohet se katër persona janë dërguar në spital. 

Në vendngjarje ndërhynë dy mjete zjarrfikëse dhe dy ambulanca, ndërsa forcat e policisë dhe zjarrfikësit evakuuan banorët e tjerë nga godina. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë neutralizuar dhe rreziku është shmangur.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

 

 

Të fundit