Flash News

E-TJERA

Zjarr pranë Parkut Natyror të Gërmenjës, rrezik nga minat në zonën kufitare me Greqinë

Zjarr pranë Parkut Natyror të Gërmenjës, rrezik nga minat

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit e shpërthyer pasditen e djeshme pranë piramidës kufitare nr. 12, në territorin e Bashkisë Kolonjë, kufi me Greqinë.

Në terren janë angazhuar rreth 40 forca nga shërbimet e MZSH-së, bashkia Kolonjë, policia dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

 

Sipas Prefekturës së Korçës, deri tani zjarri nuk ka depërtuar në Parkun Natyror të Gërmenjës. Janë kryer komunikimet e nevojshme me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe me palën greke, për mobilizimin e strukturave përgjegjëse në të dy anët e kufirit. Forcat mbeten në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e operacionit në terren.

Të fundit