Flash News

E-TJERA

Zjarret në vend/ Në Kukës rrezikojnë të shkrumbohen 4 banesa, asnjë ndërhyrje nga ajri

Zjarret në vend/ Në Kukës rrezikojnë të shkrumbohen 4

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin ka nxitur aktivizimin e vatrave të zjarrit. Në fshatin Shtiqën të Kukësit, situate paraqitet problematike, pasi zjarri kërcënon të djegë katër banesa.

Flakët po përhapen me shpejtësi pranë oborreve të shtëpive. Banorët po mundohen të shuajnë flakët, së bashku me punonjësit e zjarrëfikëses.

Por ende nuk është marrë nisma për një ndërhyrje më të specializuar, si ajo nga ajri.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 22 vatra zjarri, 6 prej të cilave vijojnë të jenë aktive.

Të fundit