Flash News

E-TJERA

Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan, policia në kërkim të administratorit të firmës

Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan, policia në

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e fabrikës së prodhimit të plastikës në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan  që u përfshi nga flakët në Elbasan. 

Policia bën me dije se si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri, u shkaktuar ndotje e ajrit.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”. njofton policia.

Kujtojmë se nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, u regjistrua vetëm dëme materiale.

Të fundit