Flash News

E-TJERA

Zjarri përfshin një banesë në Fier, lëndohet fëmija 2-muajsh

Zjarri përfshin një banesë në Fier, lëndohet

Një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier është përfshirë nga zjarri, që dyshohet të ketë nisur nga një shkëndijë elektrike.

Nga zjarri ka pësuar dëmtime një fëmijë 2-muajsh, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. 

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit