Flash News
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Miliarderët e teknologjisë që morën pjesë në inaugurimit e Donald Trump
SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
Trump shpall në minutat e tij të para në detyrë një "emergjencë kombëtare"
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Sipas burimeve, flakët kanë shpërthyer fillimisht në një nga dhomat e banesës, si pasojë e pakujdesisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht, pjesëtarët e familjes arritën të largoheshin në kohë dhe nuk pati të lënduar, por nuk mundën ta shuanin zjarrin. Flakët më pas përfshinë të gjithë banesën, duke e shkrumbuar plotësisht.
Banesën e ndodhur në fshatin Markatomaj e ka në pronësi shtetasi Vasil Kola. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij. Hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vazhdim.