Flash News

E-TJERA

Zjarri te ish-Metalurgjiku, këshilltari bashkiak ngre alarmin: Ka pranë dy magazina të baterive

Zjarri te ish-Metalurgjiku, këshilltari bashkiak ngre alarmin: Ka

Fabrika e prodhimit të plastikës 'Albplastik' në zonën e ish Metalurgjikut është përfshirë pasditen e sotme nga flakët. 

Anëtari i këshillit bashkiak të Elbasanit tha për Euronews Albania se ky zjarr ka pasoja të mëdha. I pyetur nëse ka lëndë plasëse brenda në magazinën që digjet, ai tha se vendi ku po zhvillohet zjarri është vendi i përpunimit të plastikës, por rreth e qark janë dy magazina të përpunimit të baterive të cilat mund të plasin.

“Kjo situatë sot dhe disa situate të tjera është për shkak të mungesës së parandalimit në Elbasan. Kjo situatë vjen për shkak të problematikave që janë prej vitesh këtu. Kryetari i bashkisë duhet të kishte marrë masa për parandalimin. Jo vetëm në subjekte që kanë problematik të shtuar, se kjo është problematik e shtuar.

Rreth e qark nesh ne kemi dy magazine që kanë në mënyrë masive bateri makinash. Vetë subjekti që është përfshirë nga zjarri është subjekt që përpunon plastikën. Në këtë rast uji nuk bën më punë, duhet shkumë. Aty brenda është shkaktuar dëm kolosal si ekonomik, si për Elbasanin, mjedisor dhe është një dëm i shtuar për punonjësit e zjarrfikëses së Elbasanit”,-tha anëtari i këshillit bashkiak.

Të fundit