Flash News

E-TJERA

Zjarri te ish-Metalurgjiku në Elbasan, reagon policia: Ka vetëm dëme materiale

Zjarri te ish-Metalurgjiku në Elbasan, reagon policia: Ka vetëm

Policia ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë një fabrikë plastike, në në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan.

Sipas policisë, dyshohet se një shkëndije elektrike dhe se nuk ka të lënduar.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të fundit