Flash News

E-TJERA

Zyrtare, largohet portieri Aldo Teqja nga Partizani

Zyrtare, largohet portieri Aldo Teqja nga Partizani

Portieri Aldo Teqja nuk do të jetë më pjesë e Partizanit.

Klubi i kuq ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me portierin e njohur, teksa lajmi është dhënë nëpërmjet kanaleve zyrtare.

“Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Aldo Teqja. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
Faleminderit Aldo Teqja që ishe pjesë e familjes së kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive” – shkruan klubi.

Të fundit