Flash News

E-TJERA

Zyrtare/ Nevil Dede do të jetë trajneri i ri i Tiranës

Zyrtare/ Nevil Dede do të jetë trajneri i ri i Tiranës

Nevil Dede do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi bardheblu, përmes një komunikate në faqen zyrtare.

Dede do të zëvendësojë, Emanuel Egbonë, i cili u shkarkua vetëm një ditë më parë, pas eliminimit të Tiranës nga Korabi në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Nevil Dede ka mbajtur më parë pozicionin e trajnerit të Shqipërisë U19.

Njoftimi i Tiranës:

Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana.

Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve. Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës. #miresevjenNevilDede

 

 

 

 

Të fundit