Flash News

E-TJERA

Zyrtarja e DASH: Nëse Shqipëria mund korrupsionin, integrohet menjëherë në BE

Zyrtarja e DASH: Nëse Shqipëria mund korrupsionin, integrohet

Në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tiranë, Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland ka thënë se nëse vendi ynë do të arrinte të mundtte korrupsionin, do të integrohej menjëherë në BE.

 “Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime.

Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim.

Jemi partner të Shqipërisë, në nxisim vendin të marrë në konsideratë investimet që duhet të përthithur. Duhet të menaxhohen më mirë edhe tenderat.

Duhet të merrni ofertuesit më të mirë, jo vetëm në bazë të çmimit. Pra lidhet me sigurinë kombëtare, të ketë mekanizma edhe për shtete që ju bëjnë ofertën”, tha Hyland.

Të fundit