Flash News

KRYESORE

Edhe karamele edhe shurup, kjo është receta që ju duhet për dhimbjet e fytit

Edhe karamele edhe shurup, kjo është receta që ju duhet për

Po afron dimri dhe fëmijët janë ata që preken më së shumti nga kolla dhe është e vështirë në disa raste që t’i bindësh për të pirë shurupin apo pilulat e rekomanduara nga mjeku. Por nuk është aspak e vështir  t’i bindësh të hanë një karamele.

Kjo është një karamele e përgatitur në shtëpi me tre përbërës e cila kuron kollën dhe fytin.

Si bazë për këtë karamele përdorni sheqer të djegur, i cili është efektiv në dhimbjet e fytit dhe kollës, provuar për vite dhe dekada. Një recetë që është përdorur edhe nga gjyshet tona. Ka një aromë të mirë, jep një rezultat të shpejtë dhe pozitiv.

Sheqeri i djegur, ilaç i verifikuar popullor për dhimbjet e fytit dhe kollës, ndihmon në lehtësimin e acarimit në fyt. Të gjithë e dimë se duhet te shmanget sheqeri artificial në dietën e përditshme, por po flasim për një ilaç që përdoret vetëm në kohën kur është e nevojshme.

Përbërësit:

100 gramë sheqer

1 lugë çaji me xhenxhefil pluhur

një lugë çaji me lëng limoni

Përgatitja:

Në një tigan me nxehtësi mesatare hidhni sheqerin dhe trazojeni vazhdimisht për të shmangur djegien. Kur sheqeri të jetë gati duke u shkrirë shtoni xhenxhefilin dhe lëngun e limonit. Sapo të ketë një ngjyrë të artë ajo është gati. Vendosini për 2 orë në frigorifer dhe pas kësaj mund ti konsumoni.

Konsumi dhe efekti:

Fëmijët duhet të hanë 3 ose 4 karamele në ditë. Shumë nëna nuk i besojnë recetave të mjekësisë tradicionale, por në praktikë këto karamele me të vërtetë që e çlirojnë fëmijën nga kolla, pas 2-3 ditëve. Këto karamele definitivisht lehtësojnë acarimin e fytit, raporton Shije.al

Të fundit