Flash News

KRYESORE

Edhe Shqipëria do ndërtojë mur në kufirin me Greqinë? Përgjigjet kryeministri Rama

Edhe Shqipëria do ndërtojë mur në kufirin me Greqinë?

Numri i refugjatëve që kalojnë kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Europës Qendrore, është me 14 herë më i lart në raport me vitin e kaluar. Megjithatë, Qeveria shqiptare nuk planifikon të ndërtojë ndonjë mur në kufirin midis dy shteteve për të ndaluar fluksin.

I pyetur gjatë intervistës për ‘ARD’, nëse duhet të ngrihet një barrierë në kufirin me Greqinë në të ardhmen, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “nuk besoj në barrierat fizike, besoj në barrierën e bashkëpunimit mes shteteve dhe njerëzve. Pra nëse kjo barrierë është e ndërthurur mirë, atëherë çdo gjë është shumë mirë dhe nëse është e bërë siç duhet jo vetëm mbron kufijtë por respekton edhe dinjitetin e njerëzve”.

Rama tha se “këto shifra nuk janë shqetësuese për gjithë Europën, por mund të bëhen shqetësuese. Pra, ne nuk duhet të bëjmë atë që është bërë gabim në vitin 2015. Duhet të jemi parandalues dhe proaktive për këtë arsye fola gjithashtu edhe me kancelarin e Austrisë për të ngritur një bashkëpunim që të sigurohemi që gabimi i vitit 2015 të mos përsëritet.”

Shtimi i fluksit të refugjatëve në atë që ka filluar të njihet si “Rruga shqiptare” ka ngritur shqetësim në disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mediat e huaja kanë raportuar për planet e Malit të Zi për të ngritur një gardh me gjemba në kufirin me Shqipërinë, për të ndaluar kalimin e refugjatëve në territorin e tij.

Të fundit