Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja nuk e kalon vetingun

Ekskluzive/ Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja nuk e kalon

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, nuk e ka kaluar procesin e vetingut. Politiko.al ka mësuar nga burime pranë Komisionit të Kualifikimit se nga verifikimet e bëra, përfshijë edhe dokumentat e konsultuara, kreu i Kushtetueses nuk justifikon pasurinë e deklaruar. Mbetet për tu parë tashmë se kur do të vendosë Komisioni të thërrasë Deden në seancën publike për të dhënë sqarime.

Në maj të vitit 2010, Bashkim Dedja, u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i këtij viti është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Në muajin tetor të vitit 2013 ai u riemërua kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Pak javë më parë, nga Gjykata Kushtetuese u largua gjyqtari Fatos Lulo, edhe ky për shkak se nuk kaloi procesin e vetingut. Nga Kushtetuesja, deri më tani, procesin e vedtingut e ka kaluar gjyqtarja, Vitore Tusha./Politiko.al

Të fundit