
Flash News
GJKKO dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, gjyqtari: Puç i mirë organizuar, por do të dështojë
Pas Halimit, Eno Bozdo koordinator i Energjisë; Basha skicon "qeverinë hije"
Zgjedhjet/ LSI prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Zgjedhjet e 25 prillit, japin dorëheqjen dy kryebashkiakët socialistë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Eksperimenti i Stefan Çapalikut, aktori luan veten në monodramën 'Dome'
Të shtunën dhe të dielën Stefan Çapaliku, në rolin e dyfishtë të dramaturgut dhe regjisorit, sjell për publikun kryeqytetas monodraëm 'Dome' e cila fillimisht është shfaqur në Shkodër, prej edhe nga vjen tharmi i saj.
Çapaliku, tashmë një emër solid i dramaturgjisë shqipe, është në kufijtë e një eksperimenti. Jo vetëm se, siç pohon vetë për Politiko.al, ai sjell për herë të parë 'teatrin dokumentar' në skenë shqiptare, por edhe se aktori kryesor në monodramën 'Dome' luan...vetveten.
Enver Hyseni, një 'podgorican' shkodran, siç e quan Çapaliku, do të rrëfejë për publikun jetën e vet ku ndërthuren dramatikja dhe komikja e Shqipërisë në komunizëm dhe në tranzicion.
Edhe vetë titulli 'Dome' ka historinë e vet...
Politiko: Pse titulli "Dome"?
Para së gjithash si nevojë për të shkaktuar kuriozitet të audienca. Çështja e mungesës së kuriozitetit në shoqërinë shqiptare nuk është bërë ende sa e si duhet pjesë e debatit publik. Fatkeqësisht vazhdojmë të mbetemi jokurioz dhe vazhdojmë të vuajmë kompleksin e padijes, që e shprehim nëpërmjet heshtjes dhe "indiferencës". Së dyti ky titull vjen nga identiteti i vetë aktorit të cilit i është kushtuar monodrama, këtij "podgoricani" shkodran, Enver Hysenit, i cili i thërret me këtë emër njerëzit e vet të dashur, duke u nisur nga gjuha e vet "nashke" e që do thotë "i joni", "i shtëpisë", pra "dome" nga "domaci"...
Politiko: Të jesh regjisor dhe dramaturg është më e lehtë a më e vështirë?
Të jesh regjisor dhe dramaturg i mirë kishte me qenë shumë herë më e vështirë sesa kaq.
Politiko: Cili është me pak fjalë teksti i "Dome"?
"Dome" apo Enver Hyseni tregon jeten e vet. Pra kemi të bëjmë me një tekst të personalizuar që do ta ketë jetën e gjatë aq sa ta ketë edhe vetë Enver Hyseni. Në këtë kuptim unë si autor kam shkelë mbi egon time. Një autor dramatik zakonisht shkruan tekste për aktorë anonimë dhe jo te perveçëm. Unë kam zgjedhë këtë rrugë të dytë. Me anë të kësaj estetike unë besoj se i kam hapë shtegun "Teatrit dokumentar". Mendoj se "Dome" është teksti i parë dramatik dokumentar i letërsisë shqipe. Parimi bazë i të shkruarit dhe të bërit teatër dokumentar qëndron në shmangien e falsitetit. Pse duhet te bëj unë si regjisor që një aksh aktor të luajë jetën e një aksh personi, nderkohë që këtë person e kam gjallë dhe mund ta thërras atë vetë në skenë që të tregojë jetën e vet?!
Politiko: Si lindi ky tekst?
Shkrimi i saj është produkt i një vëmendje të zgjuar gjatë bisedave të gjata ndër procese pune apo ndenje të rastësishme me aktorin.
Ajo që më ka bërë përshtypje gjatë këtyre bisedave ka qenë gjithmone sinqeriteti i thellë me të cilin Enver Hyseni tregonte aspekte të ndryshme të jetës së vet, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën së cilës i përkisnin. Më kanë përshtypur gjithashtu edhe thjeshtësia e tregimit e veçanarisht mungesa e mllefeve dhe inateve.
Si çdo person tjetër edhe Enver Hyseni e ka jetuar kohën e vet herë ndër margjina e herë në kryeradhë; e ka jetuar brenda tragjizmit dhe komikes; e ka jetuar në varfëri dhe në lavdi; vetëm dhe me shokë; me mish e me shpirt.
Pra, kam dashur të shkruaj e më vonë të ndërtoj një shfaqje të thjeshtë, “shfaqje aktori”. Një shfaqje që të ngjasojë si një akt rrëfimi, pse jo edhe kërkimi ndjesë, pardoni, si një gjest që kaq shumë i mungon shoqërisë sonë.
Politiko: Çfarë mesazhi ka për publikun e kohës tonë, pse duhet të vijmë ta shohim?
Publiku duhet të vijë ta shohë njëherë botën tonë; epokën komuniste dhe atë postkomuniste nëpërmjet syve të një njeriu: "të vogël, të parëndësishëm, periferik, joegoist, të tepërt”….
Ditari politik









Të fundit


Aksident në aksin Lushnje-Divjakë, humbin jetën dy persona
8 Mars 2021, 16:07
Dy vite pas divorcit me Jeff Bezos, MacKenzie martohet sërish
8 Mars 2021, 15:58
"8 marsi në Durrës", homazh ndaj viktimave të dhunës
8 Mars 2021, 15:42
Analiza/ Konçesionet- Testi i parë i 'Qeverisë Basha'
8 Mars 2021, 15:23
Fjoralba Ponari flet për moderimin e "Portokallisë" dhe përmend Xhemi Shehun
8 Mars 2021, 15:02


"S`doja të jetoja më", Meghan Markle flet për ditët e errëta në pallat
8 Mars 2021, 14:42


Greqia synon të heqë masat anti-Covid, kur mund të nisë sezoni turistik
8 Mars 2021, 14:13






Papa Françesku përfundon vizitën historike në Irak
8 Mars 2021, 12:35

Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë Durrës, i bashkohet koalicionit opozitar
8 Mars 2021, 12:05

