Flash News

KRYESORE

'Engjëlli' i “Victoria’s Secret” rrëzohet në skenë, komentuesi: Kjo është 'karma' për Kinën se nuk pranoi Gigi Hadid

Mbrëmjen e djeshme në Shangai të Kinës u mbajt pasarela e “Victoria’s Secret”. Vëmendja ishte maksimale kur në pasarelë kalonin “engjëjt” e Victorias.  Megjithatë me njërën prej modeleve sfilita nuk shkojë dhe aq mirë sa pritej pasi  Ming Xi  i rrëshqiti këmba dhe ra në mes të skenës, por ja doli ta merrte përsëri situatën në kontroll. Modelja u ngitë dhe vazhdojë sfilatën e buzëqeshur.

Komentet kanë qenë të shumta, njëri prej komentuesve shprehet se kjo është ‘Karma’ pasi nuk kina nuk ka bërë mirë që nuk ka miratuar vizën më Gigin, Katy dhe modele të tjera, pasi sipas komentuesit shfaqja këtë vit është shkatërruar.  Ka dhe shumë komentues të tjerë të cilët kanë shprehur keqardhje për modelen.

"Nuk duhet t’i urrejmë modelet, por kjo është ‘karma’, kina nuk bëri mirë që nuk miratoi vizën për Gigi-n, Katy-n dhe shumë modele të tjera, shfaqja e këtij viti është shkatërruar”- shkruan një komentues.

Ndër emrat e tjetër që sfiluan në “Mercedes -Benz Arena” ishin edhe  Bella Hadid,Alessandra Ambrosio, Romee Strijd dhe Candice Swanepoel etj..

 

Të fundit