Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga subjektet te qytetarët, Rama paralajmëron: Kush ndot do të penalizohet

Nga subjektet te qytetarët, Rama paralajmëron: Kush ndot do të

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar penalizime për të gjitha ato subjekte apo qytetarë që hedhin mbetjet dhe ndotin mjedisit.

Nga Orikumi, Rama sqaroi se gjobat do të jenë më të larta për ndotësit më të mëdhenj, duke përmendur këtu fabrikat, restorantet dhe hotelet që gjatë sezonit të verës janë më shumë aktiv.

“Normalisht ne do të hyjmë patjetër tani me penalizimet. Sepse edhe njerëzit jam i bindur që e kërkojnë këtë gjë.  Kush ndot do të penalizohet. Por penalizimi kryesor do të vijë nga ndotësit kryesor, që janë subjektet private, hotele, restorante, fabrika. Të gjitha ata që ushtrojnë aktivitete që prodhojnë më shumë mbeturina. Duke marrë parasysh bregdetin ata që janë aktiv në sezonin e verës si biznese, do të kenë gjoba shumë më të larta. Por edhe për individët gjobat do të jenë shumë më të larta. Përtej sa të larta i vendosim, duhet të kemi një nivel tjetër zbatimi dhe këtu duhet të përfshihet me më shumë përgjegjësi Policia e Shtetit. Sepse është detyrë e çdo punonjësi policie që të jetë syri i shtetit dhe pastaj inspektorët përkatës bëjnë punën e tyre”, deklaroi Rama.

Më herët, kryeministri njoftoi se do të ketë edhe sanksione për ata kryebashkiakë që nuk mbështesin nismë për pastrimin e Shqipërisë.

“Ministrja do të jetë e pranishme në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak të çdo bashkie. Dhe i bëj thirrje kryetarëve të bashkive ta rrëzojnë buxhetin nëse kryetari i Bashkisë nuk ka sjellë në projektbuxhet ato fonde që janë të domosdoshme për pastrimin. Për këtë ligji parashikon sanksione për kryetarët e bashkive. Për këtë do të vlejë kostimi  që thashë”, tha Rama.

Latest news