Flash News

Ditari i Opozitës

Meta surprizon Erisa Xhixhon me tortë dhe një dhuratë simbolike

Meta surprizon Erisa Xhixhon me tortë dhe një dhuratë simbolike

Me rastin e ditëlindjes së Erisa Xhixhos, Partia e Lirisë ka zhvilluar një festë, dhe e kanë surprizuar zv/presidenten e kësaj force politike me tortë.

Ka qenë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ai që ka zhvilluar një videocall, ku i uron ditëlindjen Xhixhos, e cila ndodhej në shtëpi me fëmijët e saj.

Meta gjithashtu ka zbuluar dhuratën simbolike për të, një shall të Celtic-ut.

“Xhixho, çfarë t’i bëjmë Nikolit se na u dogjën këto këtu, ka filluar festa. Edhe 100 për ty. Edhe një dhuratë, një shall të Celtic për ty. E di pse? Jo që të ndërrosh skuadër. Por sepse janë dy ngjyrat që të shkojnë ty më shumë, sipas meje dhe gocave këtu. Jeshilja sepse është pranverë sic ke lindur ti dhe e bardha sepse e ke zemrën e bardhë”, dëgjohet t’i thotë Meta.

Latest news