
Flash News
“Zëra për moskomunikim me Bashën”, Kryemadhi: Këto janë raportime të patronazhistëve
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili foli për marrëdhënien me Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha, duke marrë shkak edhe nga dalja me këtë të fundit, mbrëmjen e kaluar në Kombinat.
Kryemadhi u shpreh se komunikon vazhdimisht me zotin Basha dhe se zërat për mungesën e komunikimet vijnë si shkak e mungesës së alternativës së kryeministrit Rama, i cili e ka drejtuar të gjithë armatën mediatike të tij drejt kësaj çështjeje.
Gjithashtu Kryemadhi ka komentuar edhe raportimet se ndërmjet LSI-së dhe PD-së ka rivalitet në terren, ku tha se këto janë raportime të patronazhistëve të Edi Ramës, duke hedhur poshtë këtë mundësi.
Pjesë nga intervista:
Takimi i Kombinatit, pati lajme dhe polemika. Fakti që dolët së bashku me Lulzim Bashën u bë headline, sepse gjatë kësaj fushate rrallë herë keni qenë bashkë. Pse kjo zgjidhje? Ishte një mesazh bashkimi? Ishte e studiuar për 5 ditët e fundit apo ka diçka tjetër?
E para njëherë opozita, pra Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike dhe Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe të gjithë kryetarët e partive të tjera që janë të frontit opozitar, kanë qenë bashkë që në momentin që janë djegur mandatet.
Por në fakt, duke pasur një lloj strategjie nga qeverisja, që e ka ndjekur hap pas hapi me patronazhistët e saj dhe jam e bindur që patronazhistët e zotit Rama e ndjekin shumë mirë komunikimin e Monika Kryemadhit me Lulzim Bashën online të telefonave, që janë nga 4-5 herë në ditë në kontakt me njëri tjetrin, apo dhe të të gjithë stafeve tona.
Mendoj që mungesa e alternativës së Edi Ramës, për t’u thënë qytetarëve që faturat e Covidit që i kalojnë mbi 3500 euro, shkatërrimi i ekonomisë nga pandemia, mbyllja e bizneseve, mosrealizimi i ndërtimit të shtëpive të të gjithë qytetarëve që i humbën në tërmetin e 26 nëntorit, që u premtoi që do t’i mbyllte brenda vitit 2020, atëherë e gjithë energjia dhe armata e tij mediatike është drejtuar pse nuk takohen në fushatë elektorale Monika me Lulzim Bashën. Normal që Monika Kryemadhi dhe të gjithë kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim marrin votat e LSI-së, mbështetësve të tyre dhe atë elektoratit të qendrës së majtë, i cili sot mund të themi se është indiferent dhe nuk kanë arsye që të shkojnë të votojnë Partinë Demokratike për 1001 arsye. Ashtu sikurse edhe anasjelltas, zoti Basha motivon Partinë Demokratike, motivon elektoratin e djathtë, motivon çdo njeri të lëkundur.
Nga ana tjetër, për të bërë paralelizmin, që në një mënyrë a në një tjetër u ndoq në insertin tuaj, ndryshe nga 2013 që ishte me zotin Rama, ne jemi të detyruar që të ecim në këtë lloj metodologjie, një opozitë e bashkuar nëpërmjet 2 listave. Që do të thotë, maksimizim vote, angazhim i 306 kandidatëve në terren të cilët mbledhin vota dhe avantazhi është që ashtu sikurse dikur ne kishim listat e partive politike, sot kemi kandidatët, të cilët tërheqin dhe mbledhin votat e tyre.
Ajo që është diskutuar dhe vazhdon të diskutohet, është që ju jeni në garë si me PD-në, edhe me PS-në, për votat e LSI-së, apo jo?
E para njëherë ne nuk jemi në garë me PD-në, ne jemi në garë me veten tonë, sepse ajo që është shumë e rëndësishme për ne është, që programi dhe alternativa jonë të pranohet nga njerëzit, ta mbështesin atë dhe pse jo detyrimet tona që janë nesër për t’i qëndruar dhe për të mbajtur fjalën për çdo gjë që ne jemi angazhuar tek qytetarët.
Fakti që ju keni dalë në fushatë bashkë, ka qenë sepse ju keni pikësynim secili votat e veta apo jo?
Unë nuk mendoj se ndonjë, edhe në Partinë Socialiste Mimi Kodheli ka pikësynim votat e saj, nuk ka pikësynim për të marrë vota as për Belinda Ballukun...
Votat e PS-së mbeten brenda PS-së, ajo është një çështje që po ndodh...
Edhe unë kam shumë socialistë që vijnë tek votat te lista ime. Kam 15 kandidatë socialistë që janë në listat e LSI-së, që vijnë nga Partia Socialiste dhe sjellin votat e Partisë Socialiste tek LSI-ja. Nuk besoj se ka ndonjë gjë të keqe.
Ka raportime se LSI dhe PD kanë rivalitet elektoral në terren. Kjo ishte e parashikuar që kur dolët veç...
E para njëherë, duhet të kemi një gjë shumë të qartë, që kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë lloj rivaliteti, madje përkundrazi.
Këto janë raportime nga terreni...
Këto janë raportime të patronazhistëve të Edi Ramës, se nuk janë nga terreni. Unë jam gjithë kohës në terren.
Latest news


Two vehicles collide on the Elbasan-Peqin axis, drivers injured
2025-07-05 19:26:29

What does Zelenskyy have more than Zegjineja?
2025-07-05 18:45:26

Fiscal peace, but at a cost
2025-07-05 18:00:10
'Bankers' tax evasion, Chinese CEO and former director jailed
2025-07-05 17:39:21
Kyle Walker joins English club on two-year deal
2025-07-05 17:20:24
Two cars collide on the Saranda-Delvina axis, 4 injured
2025-07-05 17:05:29
Touching gesture! Liverpool will pay Jota's family's salary until 2027
2025-07-05 16:45:18
The zodiac signs that cheat most often
2025-07-05 16:25:53

"I asked for the dismissals", Dredha tries to soften Rama's 'blow' in Vlora
2025-07-05 15:48:49
Bomb threat in Parliament, prosecutor: It was a lie
2025-07-05 15:22:28

Bardhi: The recount revealed how greedy Zeqine Balluku is in stealing
2025-07-05 14:44:29
Knife wound on the secondary road Tirana-Durrës, perpetrator sought
2025-07-05 14:37:54
Tears and pain, Diogo Jota is escorted to his final home
2025-07-05 14:21:34
Success starts with yourself! Simple ways to invest in personal development
2025-07-05 13:58:50
Unlicensed firearms found in apartment, 50-year-old arrested in Lushnje
2025-07-05 13:43:11

Tirana Court remands Skerdi Sina to prison
2025-07-05 12:59:34
Cocaine laboratory in Greece, here are the Albanians arrested and wanted
2025-07-05 12:40:16
Directed Justice/Vangjeli: SPAK does not investigate any scandal involving Rama
2025-07-05 12:22:03

Bomb alert, Police remove MPs and media from Kosovo Parliament building
2025-07-05 11:48:16
"The will of the people" and the irony of ordered resignations
2025-07-05 11:32:05
Summer drowning risk: How to enjoy the water without risking your life
2025-07-05 11:20:27
Fire situation in the country, 16 fires reported in 24 hours, 4 still active
2025-07-05 11:07:04
Car hits pedestrian at white lines, injured in serious condition in Vlora
2025-07-05 10:59:58
Mosquito-borne diseases are a growing problem in Europe
2025-07-05 10:44:13



One of Sweden's most dangerous and wanted criminals arrested in Turkey
2025-07-05 09:38:29
Foreign exchange/ How much foreign currencies are bought and sold today
2025-07-05 09:18:38

"Don't be influenced by the opinions of others", today's horoscope
2025-07-05 08:40:50

Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2025-07-05 08:02:07

Trump says he's ready to raise tariffs to 70% on some countries
2025-07-04 22:35:52
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
2025-07-04 22:05:09
Gaza War: Hamas Accepts US Proposal for 60-Day Ceasefire
2025-07-04 21:50:10
Autocracy in Albania, Fuga: Governance has gotten out of control
2025-07-04 21:40:51
Meta: Agriculture on credit, the new fraud!
2025-07-04 21:26:39




Vote recount in Durrës ends without changes
2025-07-04 20:12:54
Gas station explodes in Rome, 25 injured (VIDEO)
2025-07-04 20:00:20

These afternoon habits often sabotage weight loss
2025-07-04 19:39:28
Former Arsenal player Thomas Partey accused of rape
2025-07-04 19:24:21
Shepherd disappears without a trace in Delvina
2025-07-04 19:14:31

Bardho gave Zegjine's mandate/Braho: Unfair! It violates the electoral system
2025-07-04 19:01:08


Rapid developments in the Sultanates!
2025-07-04 18:00:06



Italy tightens rules for skateboard traffic
2025-07-04 17:20:18

Unusual for the time, dense fog covers the coast of Vlora
2025-07-04 16:48:01


Accident on the Shkodra-Lezhë axis, one dead and 3 injured
2025-07-04 16:14:19
Albania with fewer requests for asylum and Albanian citizenship in 2024
2025-07-04 16:06:57

Albania last for quality of life, DP: Technical government is the solution!
2025-07-04 15:42:30
Nico Williams says "No" to Barcelona, signs with Athletic Club until 2035
2025-07-04 15:33:35
Fires in the country, four fires are still active, what is the situation?
2025-07-04 15:24:20

Summer brings big changes for these 4 zodiac signs
2025-07-04 15:00:04
Osmani: MPs need to agree to a secret ballot for the Speaker of Parliament
2025-07-04 14:51:09
Serious accident on the Peqin-Elbasan axis, two injured
2025-07-04 14:37:56

GJKKO leaves in force the security measure for the head of the KPP
2025-07-04 13:58:17
Who will replace Ilir Meta and take over the leadership of the PL?
2025-07-04 13:50:36
Berisha: Dismissal of directors in Vlora, another act of 'scapegoats'
2025-07-04 13:41:46




Librazhd/ In a serious psychological state, the young man consumes pesticides
2025-07-04 13:05:07


Weapons trafficked from Kosovo to Albania, two arrested, 8 pistols seized
2025-07-04 12:33:28
Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
2025-07-04 12:23:35

Fires in the country, 21 fires in the last 24 hours, 4 still active
2025-07-04 12:00:19
WB calls for debt transparency: Albania to publish details of every loan
2025-07-04 11:50:05
Changes in the State Police, new names expected to lead 5 police stations
2025-07-04 11:40:06

The race for the head of the BKH, the third phase on July 11
2025-07-04 11:20:23
