Flash News

E-TJERA

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak

Fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga anemia si pasojë e mungesës së hekurit janë shtuar në të gjithë Europën, dhe një nga shkaktarët është mënyra e të ushqyerit.

Në Shqipëri të dhënat tregojnë se thuajse gjysma e fëmijëve deri në 6 vjeç kanë anemi të lehtë apo të moderuar,  nga mungesa e hekurit.

“Në studime të pilotuara është vënë re se në moshën e fëmijërisë së hershme, deri në moshën e fillimit të shkollës, 40–50% e fëmijëve janë anemikë – por me anemi të lehtë deri diku të moderuar. Dikur kemi pasur më shumë raste me anemi të rëndë. Edhe adoleshentet janë më të prekura nga anemia për shkak të mungesës së hekurit”, thotë Manika Kreka, shefe e Shërbimit të Onkohematologjisë, QSUT.

Anemia shoqërohet me simptoma të tilla si lodhje, dobësi, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje. Sipas OBSH-së, anemia ndikon në performancën shkollore të fëmijëve dhe në produktivitetin në jetën e të rriturve, duke sjellë humbje ekonomike për familjet./Euronews Albania

Latest news