Flash News

E-TJERA

Ish-agjent special në FBI, këshilltari i ri i BKH mbërrin në Shqipëri, takohet me ambasadoren Yuri Kim

Ish-agjent special në FBI, këshilltari i ri i BKH mbërrin në

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pritur ish-Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së, Steve Butler i cili do të jetë dhe këshilltari i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një njoftim, ambasada e SHBA-së shkruan se gjatë takimit mes Butler dhe ambasadores Kim është diskutuar lidhur me mbështetjen amerikane në punën themelore të SPAK për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit dhe korrupsionit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Latest news