Flash News

E-TJERA

Lojtarët takojnë tifozët para nisjes për në Dyseldorf

Lojtarët takojnë tifozët para nisjes për në Dyseldorf

Pas përfundimit të përgatitjeve, në qendrën stërvitore, në Kaiserau, mesditën e kësaj të diele, “Legjionarët” janë nisur drejt Dyseldorfit aty ku do të zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit, para sfidës me “Iberikët” e Spanjës.

Siç është bërë tanimë “traditë” në kampin e “Kuqezinjve”, lojtarët e Kombëtares shkëputen për disa minuta dhe takojnë, fotografohen apo edhe japin autografe për tifozët, teksa para nisjes e gjithë skuadra ishte aty për “lojtarin e 12-të”, të Shqipërisë, me tifozët tanë që mund të konsiderohen, si ndër më të veçantit në Euro 2024, për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë “Legjionarëve”

Latest news