Flash News

E-TJERA

Mori gjakun e babait/ Gjykata dënon me 8 vite burg Florian Përvathin, si ndodhi ngjarja në Lezhë

Mori gjakun e babait/ Gjykata dënon me 8 vite burg Florian Përvathin,

Gjykata e Lezhës dënoi me 8 vite burg, Florian Përvathin, 17-vjeçarin që në muajin janar vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij, Lek Lekgjonaj. Ai u akuzua për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

I konsideruar i mitur, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet.

I mituri ka deklaruar para autoriteteve se e kishte kryer krimin me paramendim, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë në vitin 2009, kur ai ishte vetëm 4-vjeç.

Ai po ashtu pranoi ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja

Në 24 janar, Florian Pervathi vrau 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja u zbardh shpejt, pas i mituri u vetëdorëzua në polici.

Krimi ndodhi në fshatin Manati të Lezhës.

17-vjeçari kishte mbetur jetim në moshën 4-vjeçare, pasi vëllai i Lek Lekgjonaj i kishte vrarë babanë pas një konflikti të hershëm për pronat.

Vëllai i viktimës ekzekutoi më 21 nëntor të vitit 2009 Gjon Pervathin dhe plagosi vëllain e Florianit. Në të njëjtën ditë me babanë, 17-vjeçari humbi edhe nënën.

Martine Përvathi u vetëhelmua me fotoksinë disa orë pas vrasjes së bashkëshortit, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, pasi mendoi se i shoqi dhe i biri kishin vdekur të dy. Floriani priti 13 vite dhe sot vendosi të merrte gjak ndaj personit që e la jetim, duke i vrarë vëllanë.

 

Latest news