Flash News

KRYESORE

Eugent Bushpepa fitues në dy sondazhe; Pyetja e ‘Wiwibloggs’: A ka ardhur koha që një shtet ballkanik të organizojë Eurovisionin?

Performancat ‘live’ në disa kryeqytete të Europës i kanë dhënë Eugent Bushpepës dhe Shqipërisë një tjetër jehonë në mediat e huaja dhe të fansat e ‘Eurovision’. Britanikja ‘Metro’ e konsideroi performancën e Eugentit si surprizën e mbrëmjes së Amsterdamit dhe të njëjtin vlerësim këngëtari ka marrë edhe për performancën në Madrid.

Në faqen ‘Wiwibloggs’ janë zhvilluar disa sondazhe sa i përket këngëve të këtij viti në Eurovision.

Eguenti ka rezultuar fitues në sondazhin për këngën më të mirë rock të Eurovision dhe në sondazhin për këngëtarin mashkull më të mirë të këtij edicioni.

Kënga ‘Mall’ renditet e shtata në sondazhin për këngët që nuk janë përkthyer në anglisht, ndërsa sa i përket konkurrentëve në gjysmëfinalen e parë, Eugent Bushpepa renditi i dyti sa i përket shanseve për kualifikim, duke mbetur vetëm pas Izraelit.

Në lajmin ku pasqyrohet suksesi i Eugentit si artisti më i mirë mashkull i këtij edicioni, ‘Wiwibloggs’ ngre pyetjen nëse ka ardhur koha që një shtet ballkanik të organizojë sërish Eurovisionin.

Gjysmëfinalja e parë e ‘Eurovision’ do të zhvillohet më 8 maj, gjysmëfinalja e dytë më 10 maj dhe finalja më 12 maj në Lisbon.

Të fundit