Flash News

KRYESORE

Fake news-i për mjekun që u tha se vdiq prej koronavirusit, Manastirliu kujton apelin për mediat

Fake news-i për mjekun që u tha se vdiq prej koronavirusit,

Sot disa media raportuan mbi vdekjen e mjekut Arjan Pushi për shkak të Covid-19 bazuar në një njoftim që qarkulloi në Facebook prej dikujt që shprehte ngushëllime. Më pas lajmi u përgënjështrua prej Ministrisë së Shëndetësisë.

E ftuar në emisionin Open Manastirliu se ky është një lajm ‘fake’ dhe mediat duhet gjithmonë që të mbështeten në informacionet zyrtare lidhur me lajmet që nxjerrin për covid-19

“Është një informacion i rremë. Na ka ardhur shumë keq. Kemi apeluar për mediat për tu referuar burimeve zyrtare. Të kujdesen që informacionet të dalin nga burimet zyrtare për personat konkret. Është ministria e Shëndetësisë që jep informacione. Ne kemi ruajtur transparencën me përgjegjësi”, tha Manastirliu.

Të fundit