Flash News

KRYESORE

Fiton bindshëm Shqipëria; Bulku mbron ish-trajnerin Panuçi

Fiton bindshëm Shqipëria; Bulku mbron ish-trajnerin Panuçi

Ekipi kuqezi arriti një fitore shpresëdhënëse ndaj ekipin të Andorës, 3:0, me gola të Sadikut, Balajt dhe Abrashit. Për trajnerin provizor, Ervin Bulku, ekipi 3 pikët janë të rëndësishme, pavarësish se Andora është ekip i dobët.

“Kjo fitore duhej marrë me çdo kusht, me çdo mënyrë. E thashë që rezultat i vetëm është fitorja. Padiskutim, edhe pikët janë të rëndësishme, por edhe morali, sepse kishim bërë edhe ndeshje të mira, por pa rezultate. Andorra ishte e dobët, por ka barazuar në fushën e vet”.

Bulku mbrojti edhe ish-trajnerin Panuçi, duke thënë se po të po të ishte ne krye të ekipit kuqezi, do hidhte në fushë të njëjtët futbollistë.

“Unë kam qenë njeriu më i afërt, nuk duhet t’i hedhim poshtë kaq shpejt. Kemi menduar më shumë për ndeshjen me Turqinë, por diskutuam pak për Andorrën. Edhe ai po të ishte në vendin tim, do bënte ndoshta këto zgjedhje. Ky rezultat na kënaq”, sqaroi Bulku.

Në fund, ai shtoi se pret një mezash urimi nga trajneri Panuçi me të cilin punoi për gati dy vite.

Renditja e Grupit H:

  • Franca 6 pikë
  • Turqia 6
  • Shqipëria 3
  • Islanda 3
  • Andorra 0
  • Moldavia 0

Të fundit