Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Fitorja e Arba Kokalarit në sytë e Flutura Açkës: Ne do ta kishim “shqyer”; T’i shmangë politikanët kur të vijë në Shqipëri
Poetja Flutura Açka komenton fitoren e Arba Kokalarit në Suedi, duke u shpallur kështu edhe eurodeputetja e parë shqiptare që do të ulet në Parlamentin Europian.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Açka bën një paralelizëm me realitetin në Shqipëri dhe se si do të “shfrytëzohej” këtu mendja e një politikaneje si Arba.
Statusi:
Sikur Arba Kokalari ta shihte korin e duartrokitësve politikë
Shqiptarët e thjeshtë kanë gjithë të drejtën të krenohen për bijën e tyre, Arba Kokalarin. Por entuziazmi i tepruar, nuk na shkon aq shumë, veçmas po të shqyrtosh hollë sikur kjo vajzë fantastike të ishte mes nesh. T’i themi gjërat siç janë, miqtë e mi, ne do ta kishim “shqyer” Arbën, do ta kishim cunguar, do ta kishim asfiksuar. Po të ishte ekonomiste, edhe sikur këshilltare e ekonomisë të qe, ne do ta kishim hedhur në një cep, do ta kishim bërë një zyrtare të rëndomtë, sepse për këshillat e saj cili ministër do të qe duke pritur? Po të ishte mësuese, një drejtor idiot shkolle do ta thërriste një ditë në zyrën e tij me suva të rënë dhe do ta pyeste se cilën parti simpatizonte? Kur ajo t’i thoshte se nuk simpatizonte asnjërën dhe nuk mbante anë, ai do të këmbëngulte se ajo duhet me patjetër të mbante anë, ç’ishte kjo mësuese pa anë kështu, do të habitej drejtori partiak. Po të ishte mjeke, Arba jonë e dashur do të skuqej nga turpi kur t’i afrohej pacientit të saj dhe t’i thoshte se në farmacinë e spitalit mungonte aksh medikament, dhe se, edhe pse veshjet e tij i rrëfenin se sa i varfër qe, ajo prapë do të këmbëngulte se ai duhet ta blente diku jashtë, mu te farmacia përballë, që një Zot e dinte se si e kishte atë medikament që i mungonte spitaleve shqiptare. Sikur Arba të qe politikane, aq e hijshme që është, siç janë gratë shqiptare në përgjithësi, qeniet më të emancipuara të kësaj shoqërie, gjëja e parë që do të ndeshte ishte “të lypurit” e paturp, ose të rafinuar, e më pas të shihte fotot e saj nëpër tabloide se si ishte veshur atë ditë enjte kur të hynte në parlament (ditë feste kombëtare tani), a thua se Arba ishte në ndonjë pasarelë. Askush nuk do të merrej me mendjen brilante të Arbës, me idetë e saj politike, që mund të ndikonin në fatin e këtij populli, të cilit mendja vetëm i ikën dhe i ikën përditë nga sytë këmbët. Tani ka filluar t’i ikë edhe trupi. E vetmja gjë që po i mbet janë “të paturpshmit” dhe ngrehinat e fshatrat me mure të lartë e derë të mbyllur, ku fshehin luksin më së shumti hajdutët me pushtet (që u bënë të mbipasur për tridhjetë vjet), fshatra që nuk i gjen kund në Europë (edhe pse atje ka të pasur në mbi treqind vjet). Sikur Arba të qe këtu, do të kërkonte së pari një gjë fare të thjeshtë: një ndjesë të thellë për kalvarin e Musine Kokalarit, por nuk do ta merrte kurrë. Sikur Arba të qe këtu, do ta shihte se si hapen çdo ditë faqet e para të gazetave me intervista të eksponentëve të diktaturës, se si krekoset dhe trash zërin ish-ministri i diktaturës si folës parlamenti, se si përfaqësuesi më i lartë i popullit i sheh ditën për diell hajdutët që i rriti vetë me frymën e tij puniste se si e rrjepin popullin, dhe i duartroket dhe i mbron dhe i voton dhe i promovon me qejfin e madh se i kanë derdhur edhe atij ca nga rinia e tyre. Sikur Arba të shihte se si është katandisur shteti, se si u hidhet gaz qytetarëve nëpër shtëpira dhe fëmijët helmohen në pikë të mëngjesit dhe një zonjëzë e quajtur Avokate e Popullit as e di që i është hemuar populli, dhe as ka hapur ndonjë çështje për këtë çështje. E të shihte pastaj se si nuk ka as gjykatë, as institucione, një ministri rendi që i bien ministrat si rrënjë kanabisi në fund zezoni, se çfarë shteti gargarel është, ku një pjesë e Opozitës është edhe Presidencë, edhe “pak” qeveri, edhe Opozitë. Se si Opozita shan përditë me të drejtë Kryeministrin, por nuk thotë asnjë fjalë për kryeministrat në tentativë, që e kanë bërë kryeqytetin shqiptar dhe gjithë Shqipërinë të pajetueshme. Sikur Arba ta shihte se në teatër nuk shkon dot, se e kanë kyçur, se në kinema nuk shkon dot se ka vetëm filma aksion, që të shiten kartat dhe dekoderat e miqve, sikur të shihte katandinë e Televizionit Publik Shqiptar se si ha si lubi paratë e shqiparëve dhe jep vetëm programe mediokre, që të mund të shiten programet e privatëve, apo të kërkonte ta nxirrte fëmijën poshtë pallatit, nuk do të mundte dot, sepse çdo shesh të vogël e të madh e ka zënë një pallat i ri që ua zë zytë përditë shqiptarëve, dhe sikur të gjendej në trafikun e Tiranës do t’i dilte shpirti duke u vërtitur pafund nëpër të, nëpër trafik që askush, por askush deri tani, nuk e ka llogaritur se sa kohë, energji, para, humbim çdo ditë shqiptarët, vetëm prej kapriçiove të krerëve të krekosur rajonalë. Le pastaj të dilte te sheshi që na bën aq krenar me çmimet ndërkombëtare, që nuk ka asnjë dritë të vetme natën dhe asnjë hije ditën nën diellin mesdhetar. Kur Arba të vijë në Shqipëri, do të bëjë mirë t’i shmangë sa më shumë politikanët shqiptarë, të cilët prej saj do të duan vetëm një foto, të mbjellë një pemë, a të pranojë një dekoratë, për arsye se ajo na e kanë ndritur emrin e Shqipërisë (pavarësisht se jo prej ndihmës sonë bujare), kur Arba të ulet në Parlamentit Europian, të mendojë për shqiptarin e thjeshtë, i cili është shumë, por shumë më shumë europian se politika e tij. Shembulli është Arba vetë.
Drtitë të pastë emri, edhe mbiemri, Arba!
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56