Flash News

KRYESORE

Foto/ Dhjetra qytetarë dhe kandidatë për deputetë në spital pas mitingut të PD. Edhe Lulzim Basha

Dhjetra qytetarë dhe deputetë pjesëmarrës  në mitingun e Partisë Demokratike në hapjen e fushatës një ditë më parë kanë përfunduar në Spitalin “Nënë Tereza”.

Burime për Politiko.al bëjnë me dije se qytetarët dhe deputetët dyshohet të jenë helmuar. Po ashtu, për të marrë ndihmën e parë ka qenë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas burimeve ata kanë shfaqur probleme me shikimin, enjtje dhe skuqje në fytyrë dhe kanë qëndruar në spital deri në orën 5 të mengjesit e ditës së sotme. Shenjat u janë shfaqur 30 minuta pas fillimit të mitingut hapës të PD.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht mendohet se një lloj pluhuri mund të ketë qenë shkak për këto probleme.

Ndërkohë policia ka marrë bluzat dhe mostra të tjera për të bërë analizat dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

 

Të fundit