Flash News

KRYESORE

Foto/ Jo këmbëkryq siç e do zakoni, si i priti Reme Lala presidentin dhe kolegët e saj në odën e miqve në Dibër

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta bashkë me disa deputetë dhe ministren Lindita Nikolla ishin në fshatin Sllovë të Dibrës ku inaguruan dhe një shkollë.

Meta në Dibër është pritur dhe nga deputetja e PDIU-së Reme Lala. Deputetja e re e Kuvendit kishte veshur një fustan sipër gjurit, ndërsa ministrja Nikolla pantallona.

Në odën e miqve, mes sofrës dibrane janë ulur këmbëkryq disa zyrtarë, por ajo që vihet re në fotot e publikuara nga deputetja Lala, vihet re sikleti i saj. Remja e ulur në një cep të dhomës duke u treguar e kujdesshme në qëndrimin e saj për shkak të fustanit që kishte veshur.

Disa nga burrat e pranishëm nuk janë ulur këmbëkryq siç e do zakoni, por Meta dhe Majko janë treguar të kujdesshëm në zbatimin e këtij rregulli.

Të fundit