Flash News

KRYESORE

Foto/ Linda krah Ramës, por Veliaj shfaqet vetëm në aktivitet. Kryebashkiaku bën gjestin e pahijshëm

Kryeministri Edi Rama, bashkëshortja e tij Linda, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe disa nga deputetët e PS-së kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e djeshme në Galerinë e Arteve, ku piktori Edi Hila çeli ekspozitën e tij.

Rama në çdo foto është shfaqur pranë bashkëshortes së tij, ndërsa kryebashkiaku Veliaj pa të shoqen.

Veliaj, i cili ndodhej në krahun e majtë të Ramës, mes personave që po shikonin veprat e artistit, në një nga fotot shfaqet duke bërë një gjest jo të hijshëm. Në foton e publikuar nga Rama, Veliaj duket sikur po kafshon thonjtë e dorës së djathtë.

Rama vëzhgon situatën rreth e rrotull, ndërsa Linda Rama duket shumë e përqendruar në atë që ka përballë.

Fotot/ Rama me atlete, Linda me veshje transparente, si u shfaqën në publik çifti kryeministror

Të fundit