Flash News

KRYESORE

Foto/ Makina merr flakë në ecje në autostradën Tiranë-Durrës, asnjë zjarrfikës në vendngjarje

Një automjet ka marrë flakë teksa udhëtonte përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e sotme në dalje të Maminasit.

Dëshmitarët tregojnë për Politiko.al se si pasojë e zjarrit në mjetin tip “Opel Corsa” nuk ka të lënduar, por makina është shkrumbuar plotësisht.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa raportohet se ende asnjë zjarrfikës nuk ka shkuar për shuarjen e flakëve.

 

 

Të fundit