Flash News

KRYESORE

Foto me Alizotin dhe Babalen, Sali Lushaj: Ishin të trembur dhe pa bukë; i afrova pranë shtëpisë time, mund ta bëjë kushdo 

Ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha publikoi një foto ku shfaqej Sali Lushaj së bashku me personin Fredi Alizoti dhe Albert Veliun, personi që sipas prokurorisë ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio përgjim.

Ditën e sotme ka reaguar Sali Lushaj, i cili thotë se i njeh si Alizotin ashtu edhe Veliun ndërsa thotë se ishin të trembur e pa bukë.

“Unë ju afrova këtë këtu afër shtëpisë time. Këtë mund ta bëj kushdo që është shqiptar”, shkruan Sali Lushaj.

Postimi i plotë:

Te nderuar Miq ! U ba shkas kjo foto qe ta pranoi se ne kte vend kam dalur me Alizotin e Babalen .Por me zgjoi nga malli kur pash vehten time ne kte vend .Kishte shkruar gazeta e sotme e quajtur shqipetarja .com ku vetem shqipetare smund ta quaj .

Me zgjoi nga malli duke me kujtuar flete rrufete e asaj kohe te viteve 80 ku mbi 400 te tilla te gjithe organizatave te rinise e te frontit te gjithe  rrethit mu drejtonin mua. Pse nuke pushuat me dhe sot apo amaneti i Baballareve tuaj ? Po kane ndejtur ketu afer shtepise time se e njifja prej vitesh qysh kur Baballaret e ketyre qe sot i sherbajne kta gazetare me internuan .

Ishin te trembur e pa buke .Une ju afrova kte ketu afer shtepise time. shtepise time . Kte mund ta bej kushdo qe eshte shqipetar. Le te ishte i majte une une do ti gjindesha afer  po te me kerkonte ndihem.Se cka fole e deshmuar Si Alizoti si Babalja le te mbajne pergjegjesite e tyre sejcili. Respekte

 

Të fundit