Flash News

KRYESORE

Franca luan me mungesa ndaj Shqipërisë, por mbetet e frikshme. Njihuni me formacionin që Deschapms do hedhë nesër në fushë

Franca luan me mungesa ndaj Shqipërisë, por mbetet e frikshme. Njihuni

Në ndeshjen e nesërme kundër Shqipërisë, Franca pritet të ketë disa mungesa të rëndësishme. Por kjo nuk do të thotë që kuqezinjtë të ‘flenë mbi dafina’, pasi kampionët e botës e kanë po aq ‘bombë’ edhe stolin.

Të pakta janë ato kombëtare në botë që mund të kenë luksin e zgjedhjes siç i kanë ‘gjelat’.

Vetë trajneri i kuqezinjve, Edi Reja, e theksoi këtë kur u pyet për mungesat që do të kishte Franca. Trajneri  Didier Deschamps nuk e ka nënvlerësuar fare përballjen me Shqipërinë dhe ka ndërmend të aktivizojë më të mirët.

Përpara portës së mbrojtur nga Lloris, njëherësh dhe kapiten i ‘gjelave’, në mbrojtje do të jetë Lenglet i Barcelonës dhee Varane i Realit në qendër. Krahët janë të siguruar nga dyshja e Bayern Munich që shkëlqeu në Botërorin 2018, Varane dhe Hernandez. Në mesfushë mungojnë Pogba dhje Kante por kjo nuk përbën ndonjë problem për Deschamps, pasi ka në gatishmëri  emra si Tolisso, Matuidi dhe Lemar.

Sulmi pritet të jetë akoma më i frikshëm, pasi të aktivizuar do të jenë Olicer Giroud, Griezmann dhe Coman.

Të fundit