Flash News

KRYESORE

Ftesa për Reformën Zgjedhore, deputeti i opozitës së re: Rama dhe Basha janë ulur në tryezë, po pengohen nga ndërkombëtarët

Ftesa për Reformën Zgjedhore, deputeti i opozitës së re:

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri, i ftuar në emisionin Reopolitix ka komentuar letrën publike të Ramës ku ftonte partitë jashtëparlamentare për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore.

Sipas Valterit Rama me Bashën janë ulur në tryezë, por nuk i lënë ndërkombëtarët të vendosin siç duan.

"Rama dhe Basha janë ulur me njëri tjetrin por nuk i le njeri ta zbatojnë. Ndërkombëtarët nuk i lenë të bëjnë sipas kokës. Sot që flasim ne Reforma Zgjedhore është kusht i pa negociueshëm. Këta të dy nuk duan Reformë. Rama e fton kot, Basha e refuzon. Basha po bën budallain. Të vetmit që e duam Reformën jemi ne"- tha Valteri.

Të fundit