Flash News

KRYESORE

“Furtuna” në ABC News, pas Juli Xhokaxhi nga ekrani largohet edhe Mirela Milori; kush e zëvendëson

“Furtuna” në ABC News, pas Juli Xhokaxhi nga ekrani largohet

Veç gazetares Juli Xhokaxhi, ekranit të televizionit abc news do t’i mungojë edhe një tjetër figurë e dashur për teleshikuesit.

Burimet bëjnë me dije se gazetarja dhe moderatorja Mirela Milori nuk do jetë më pjesë e këtij televizioni.

Gazetarja ka dhënë dorëheqjen nga formati “Mbrëmje në ABC”, thuajse një vit pasi nisi paralelisht nisi të drejtojë edhe emisionin “Historia ime” në tv Klan.

Mësohet se gazetares Milori i është kërkuar të zgjedhë mes Klanit dhe abc news, ndërsa si duket ka preferuar të shfaqet në ekranin e tv Klan tashmë vetëm si drejtuese emisioni në Tv Klan.

Të njëjtët burime konfirmojnë se në vendin e saj do të vijë gazetarja Joninda Shehu.

Pak ditë më parë, Politiko.al raportoi se pjesë e këtij televizioni do të bëhet këtë sezon edhe gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, pasi do të drejtojë një emision politik çdo të enjte.

Haxhiu me sa duket bën pjesë në planet e pronarit të ABCNeës, i cili ka investuar në fushën mediatike edhe në Kosovë duke blerë televizionin T7 dhe gazetën Ekspress.

Të fundit