Flash News

KRYESORE

Fushata e LGBT në shkolla, reagon Nard Ndoka: Sponsorizohet dhe mbështetet nga qeveria

Fushata e LGBT në shkolla, reagon Nard Ndoka: Sponsorizohet dhe

Debatit të shumëpërfolur nëse duhet lejuar apo jo pjesëmarrja e komunitetit LGBT nëpër gjimnazet e Tiranës i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Ndoka ka shpërthyer në akuzuar mazhorancën, duke deklaruar se problemi i vërtetë është se ne kemi një qeveri LGBT.

“Problemi është që ne kemi një qeveri LGBT, që sponsorizon një debat të tillë. Kjo është dora e qeverisë, prandaj nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre. Mbi këtë çështje është shkelur ligji shqiptar që është implementuar në Parlament, që nuk është marrë leje nga prindi për këtë aktivitet”, ishin fjalët e Ndokës.

Nga ana tjeter, kjo deklaratë hasi në kundërshtimet e përfaqësueses se këtij komuniteti, Xheni Karaj që  i cilësoi si të paargumentuara mendimet e Ndokës.

Të fundit