Flash News

KRYESORE

Fyerja për autikët, deputetja i kthehet Alket Hysenit: O pseudo njeri i veshur me pushtet , me ty Parlamentarizmi ka rënë

Fyerja për autikët, deputetja i kthehet Alket Hysenit: O pseudo njeri

Deputetja e LSI, Nora Malaj ka reaguar në përgjigje të kolegut të saj në Kuvend, Alket Hysenit, i cili në një postim në rrjetet sociale përdori fjalën 'autik' për të sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Malajt, askush nuk ka të drejtë të fyej askënd, e sidomos qeniet njerëzore me aftësi ndryshe.

“Kur aftësia e kufizuar përdoret si fyerje, tregon se parlamentarizmi ka përfunduar! Askush nuk ka të drejtë të fyej askënd , as ti o pseudo njeri që je i veshur me pushtet , pasi qeniet njerëzore me aftësi ndryshe , janë si ne dhe më të aftë e më të mirë se ne . Kur dëgjon sesi debaton deputeti që ka hartuar kodin e sjelljes ne fb e tij , kupton që Parlamentarizmi ka rënë! Gjuha kocka nuk ka po kocka i thyen!”, shkruan Malaj.

Të fundit