Flash News

KRYESORE

Gabimet që bëjnë meshkujt duke mos njohur flokët e tyre

Të gjesh një produkt të mirë dhe që i përshtatet llojit të flokëve tuaj është shumë e vështirë, duke pasur parasysh dhe tejmbushjen e këtyre produkteve në treg.

Në përgjithësi ka një mentalitet që vetëm produktet e shtrenjta mund të jenë të duhurat por muk është e thënë. Nuk duhet të niseni nga kjo.

Gjithashtu, nëse një produkt ka dhënë efekt tek miku juaj, nuk do të thotë që do ketë të njëjtin efekt dhe tek ju. Kështu që mos gaboni duke zgjedhur të njëjtin produkt vetëm se i përshtatet mikut tuaj.

Por si mund të zgjedhim produktin e duhur që i përshtatet llojit të flokëve tona

Analizo llojin e flokut që keni

Llojet e flokëve mund të jenë të drejta, me onde, kaçurrela ose të çuditshme, të cilat mund të jenë të hollë ose të trashë.  Për ata që kanë flokë të trashë dhe voluminoze dhe të thata, duhet të zgjedhin produkte që i mban flokët më të shëndetshëm, nuk i than ato. Pra, duhet të  njihni flokun tuaj që të bëni përzgjedhjen e produktit.

Merrni këshilla nga parukjeri/berberi juaj

Një parukjer/berber e njeh flokun tuaj dhe do të dijë të përcaktojë qartë llojin e flokut që keni dhe se çfarë funksionon për atë lloj që keni. Kështu që në asnjë mënyrë mos neglizhoni këshillën e parukjerit që ju i besoni (dhe që nuk ka interes të shesë produktet që ka në dyqanin e tij).

Llojet e ndryshme të produkteve të flokëve

Pomadë, xhel, krem stilues, llak e kaq shumë produkte të tjera që përdorni për flokët. Në përgjithësi, secili nga ne, këto produkte i ka të markave të ndryshme. Dhe për ju si konsumator është shumë e vështirë të bëni një krahasim mes produkteve që keni dhe për të kuptuar se ku qëndron problemi që nuk jep efekt në flokët tuaj. Është mirë që të gjitha produktet të jenë të së njëjtës linjë.

Eksperimentoni me produkte të ndryshme flokësh

Eksperimentoni me produkte të ndryshme derisa të gjeni atë që iu bën vërtetë efekt dhe gjeni përshtatshmëri me të.

Të fundit