Flash News

KRYESORE

Gafur Mazreku shpallet ‘Qytetar Nderi’, Rama ‘çuditet’ nga këshilltarët socialistë të Hasit por mund t’i kishte ndaluar

Gafur Mazreku shpallet ‘Qytetar Nderi’, Rama

Ditën e sotme, Edi Rama mblodhi grupin parlamentar socialist. Mësohet se gjatë fjalës së mbajtur para deputetëve, Rama ka kritikuar propozimin e bërë nga këshilltarët socialist të bashkisë së Hasit për shpalljen ‘Qytetar Nderi’ të Gafurr Mazrekut.

“Janë bërë propozime pa na pyetur, nuk dimë gjë. Nuk duhet propozuar. Çfarë janë këta këshilltarë që bëjnë të tilla propozime”, mësohet të ketë thënë Rama.

Por kjo deklaratë e Ramës u shpërnda nga mediat pasi këshilltarët socialist të Hasit e miratuan vendimin. Nëse vërtet Rama do të ishte kundër, mund t’i kishte urdhëruar këshilltarët socialist për të mos e votuar duke qenë se mbledhja e grupit socialist u mbajt para se në Has të bëhej votimi.

Më tepër sesa qëndrimi real i kryeministrit për këtë çështje deklarata e tij është një lloj distancomi nga ngjarja.

Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli sot “Qytetar Nderi” ish-deputetin socialist Gafur Mazrekun që plagosi me 5 plumba themeluesin e PD-së Azem Hajdarin në shtator të vitit 1997 në sallën e Kuvendit. Për këtë ngjarje ai u dënua me 8 vite burg.

Mazreku u shpall 'Qytetar Nderi' me 13 vota pro dhe 1 abstenim të këshilltarëve socialist ndërsa këshilltarët e djathtë nuk ishin të pranishëm në mbledhje.

Të fundit