Flash News

KRYESORE

Gara për kreun e PD, Eduart Selami flet për surpriza: Më pëlqen që nënvlerësohem

Gara për kreun e PD, Eduart Selami flet për surpriza: Më

Kandidati Eduart Selami do të përballet të shtunën me Lulzim Bashën në garën për kreun e Partisë Demokratike.

I ftuar në ‘Top Story’ në një përballje me analiztët Alfred Lela dhe Arjan Vasjari, Selami tha se gara është e pabarabartë, por sërish shprehu bindjen në fitoren e tij.

“Më pëlqen që nënvlerësohem, por do të kemi një surprizë të kendshme. Nëse nuk do të ishin këto pabarazi, nuk do të kishim vend për surprizë dhe unë do të isha kryetari i parashikuar i Partisë Demokratike. Për këto arsye kryesore; zoti Basha vjen pas dy humbjeve radhazi, ku thuajse ka përgjysmuar elektoratin e Partisë Demokratike dhe për platformën time të ringritjes. Unë shoh që demokratët besojnë sërish dhe janë gati të rikthehen si parti e shpresës dhe e besimit për shqiptarët dhe ky është modeli im”, shtoi ai. 

 

Të fundit