Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
Gazeta franceze (1929)/ Letra e Mbretit Zog kryeministrit Koço Kota: Të zëvendësohen zyrtarët e paaftë! Universiteti të merret me arsimimin e grave! Të bëhet reforma agrare”
Aurenc Bebja, Francë
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 20 janarit 1929, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me udhëzimet e mbretit Zog për zbatimin e programit të ri qeveritar.
Tiranë, 29 Janar. Zyra e shtypit shqiptar publikon informacionin e mëposhtëm:
“Në transmetimin e dekretit që emëron ministrat e rinj tek Presidenti i Këshillit (Koço Kota), Mbreti dërgoi një letër në të cilën përcakton udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e programit qeveritar. Pikat kryesore të programit të mëparshëm të kabinetit mbeten në përmbajtjen e programit të ri. Zyrtarët e paaftë do të zëvendësohen me ata kompetentë. Këta duhet të jenë shërbëtorët e popullit sovran. Kompanitë e huaja që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri do të gjejnë lehtësitë e nevojshme.
Kodi Civil së shpejti do të hyjë në zbatim. Një kod tregtar (komercial) është në përgatitje e sipër. Ministria e Arsimit Publik do të dërgojë studentë jashtë vendit. Universiteti do të duhet të merret me arsimimin e grave.
Në një vend aq pjellor sa Shqipëria, nuk duhet të jetë e nevojshme të blihet bukë jashtë vendit, kështu që reforma agrare nuk mund të vonohet. Do të ndërtohen kanalet e ujitjes. Taksa doganore për makineri do të ulet.
Populli që paguan taksat pret nga ekzekutimi i punëve publike një shpërblim për sakrificat e tij. Të gjithë shqiptarët do të kuptojnë se interesi i kombit vjen së pari. (Havas).”