Flash News

E-TJERA

Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i policisë në Vlorë

Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, arrestohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Vlorë-Gjirokastër ka vënë në pranga punonjësin e policisë S. Gj., me detyrë shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), pasi u kap duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ku S. Gj. humbi kontrollin mbi një automjet tip Volkswagen (ambulancë), duke shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara pranë rrugës.

Pas aksidentit, punonjësi i policisë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi pozitiv me një normë prej 1.16 mg/l dhe 1.14 mg/l, duke konfirmuar gjendjen e dehjes në momentin e ngjarjes.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Të fundit