Flash News

Ditari i Maxhorancës

Takim me Metën në burg? Majko: E kam shok rinie, por do krijonte keqkuptime

Takim me Metën në burg? Majko: E kam shok rinie, por do krijonte

Deputeti socialist, njëherësh kandidati i PS në Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Pandeli Majko, ka komentuar arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg.

I ftuar në News24, Majko, i cili ka qenë koleg politik me Metën si pjesë e PS, ka ndarë mendimet e tij për këtë periudhë të kaluar dhe për largimin e Metës nga PS për të krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI).

Ai e përshkroi Ilir Metën si dikë që “ka bërë shkollën e elefantëve”, por që, sipas tij, krijoi më pas “partinë e dhelprave”.

Megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht diferencave mes tyre, Meta mbetet shoku i tij i rinisë dhe që e ka njohur për një kohë të gjatë.

I pyetur nëse ka tentuar të takojë në burg Metën apo kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ai tha: “Nuk kam tentuar, jo se më mungon guximi, por mendoj se do kishte keqkuptime në korridoret e politikës”.

Të fundit