Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Paqja Fiskale në Shqipëri: Një marrëveshje e rrezikshme me të kaluarën

Qeveria shqiptare ka propozuar një tjetër “Paqe Fiskale”, e cila synon faljen e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave për borxhe të krijuara më shumë se 10 vite më parë dhe gjithashtu edhe faljen e disa detyrimeve tatimore më pak se 10 vite sipas një formule që nuk kemi informacion si është ndërtuar!
Kjo nismë paraqitet si një mënyrë për të “rifilluar marrëdhëniet me biznesin”, por historia dhe praktikat e mëparshme tregojnë se efektet e saj janë më shumë negative sesa pozitive.
Historiku i Amnistive Tatimore në Shqipëri
Që nga viti 2009, Shqipëria ka zbatuar të paktën gjashtë masa faljeje ose amnistie fiskale në 2009, 2011, 2014, 2015, 2019, dhe propozime të përsëritura në 2021, 2023 dhe tani në 2025.
Të gjitha këto masa janë ndërmarrë në periudha zgjedhore, duke ngritur dyshime për përdorimin e tyre si mjete politike për përfitime afatshkurtra.
Për shembull, në vitin 2009, ndërsa vendi përgatitej për zgjedhjet parlamentare, u propozua legalizimi i kapitalit të padeklaruar.
Në vitin 2011, përpara zgjedhjeve vendore, u falën gjoba dhe kamatëvonesa për tatimpaguesit që paguanin principalin. Kjo praktikë është përsëritur në mënyrë të vazhdueshme, duke e kthyer faljen fiskale në një normë, jo në një përjashtim.
Efektet Negative të Amnistive Tatimore
Amnistitë e përsëritura kanë pasur ndikime të shumta negative në sistemin fiskal të vendit. Sipas të dhënave të publikuara, mbi 40% e borxheve të fshira gjatë periudhës 2015-2019 i përkisnin subjekteve joaktive ose atyre që operonin në mënyrë informale.
Kjo tregon se përfituesit kryesorë nuk ishin bizneset e vogla aktive apo në vështirësi reale, por entitete që kishin shmangur qëllimisht sistemin. Kjo ka çuar në një gërryerje të moralitetit tatimor, duke krijuar një sjellje të pritshme ku korrektësia fiskale shihet si një barrë që në një moment të dytë do të kompensohet me një amnisti.
Për më tepër, këto masa kanë dëmtuar etikën tatimore dhe kanë gërryer moralin e paguesve të rregullt. Sot, në vend që korrektësia të jetë normë, vonesa dhe shmangia perceptohen si “strategji të zgjuara” që herët a vonë do shpërblehen me ndonjë falje.
Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria dallon për frekuencën dhe informalitetin e këtyre nismave. Kosova dhe Maqedonia e Veriut, për shembull, kanë aplikuar vetëm një falje fiskale në një dekadë, të lidhura ngushtë me reforma strukturore dhe me kushte të qarta për rritje të transparencës dhe efikasitetit administrativ.
Në Shqipëri, “paqet fiskale” janë kthyer në një mjet të zakonshëm për të menaxhuar pasojat e dobësisë së administratës tatimore dhe për të shmangur përballjen me sfidat reale të modernizimit dhe digjitalizimit të sistemit tatimor.
Ndryshe nga vendet e rajonit që kanë aplikuar herë pas here falje të kufizuara për detyrime tatimore, në Shqipëri vërehet një tendencë drejt amnistive pasurore, të cilat synojnë legalizimin e kapitalit të padeklaruar, duke krijuar rrezik për ligjshmërinë dhe barazinë fiskale.
Përtej argumentit moral dhe historik, ka dhe një problem edukativ. Faljet e shpeshta përkthehen në çedukim fiskal sistemik. Siç përmendet shpesh në literatura ekonomike dhe psikologjike, “1 vit çedukim kërkon 10 vite edukim për t’u kthyer në pikën zero”. Në këtë kuptim, çdo falje e pamenduar jo vetëm që nuk zgjidh një problem, por e ngulit atë më thellë në ndërgjegjen kolektive si normë.
Kritikat Ndërkombëtare dhe Rreziqet e Pastrimit të Parave
Organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësime serioze për këto masa. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka deklaruar se Shqipëria nuk i përmbush kushtet për realizimin e amnistisë fiskale të propozuar nga qeveria, duke theksuar se amnistia favorizon shmangësit e mëdhenj të taksave dhe mund të konsiderohet si një kartë “dalje nga burgu” për ta. FMN rekomandon ndryshimin e amnistisë në një program deklarimi vullnetar, që detyron pagesën e të gjitha tatimeve të shmangura ndër vite.
Gjithashtu, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër rekomandimeve të BE-së dhe Moneyval rrezikon përparimin në luftën kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër pastrimit të parave.
Përfundim: Nevoja për Drejtësi Fiskale
Në përfundim, nismat e tilla nuk duhet të shihen si “paqësim” i marrëdhënieve me biznesin, por si një dorëzim institucional përballë informalitetit që është toleruar për dekada. Një sistem tatimor i drejtë nuk ndërtohet mbi falje të përhershme, por mbi rregull, parashikueshmëri, edukim fiskal dhe administrim dhe institucione të besueshme.
Shqipëria ka nevojë për një pakt për drejtësi fiskale, jo për një “paqe” të njëanshme që cënon themelet e shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Fundja, po ata që kanë paguar rregullist dhe në kohë, a do të përfitojnë ndonjë bonus a shpërblim për të qenit korrekt?! E ky është vetë thelbi i debatit profesional!/ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38