Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
E PLOTË/ Salianji rrëfen për herë të parë nga qelia: Privimin e lirisë nuk ta rrok mendja kur e ke, por e ndjen në pore kur ndodh

Prej 7 muajsh, thotë se sheh vetëm ngjyrën gri të betonit, një dritë elektrike, por edhe atë me orar, kurse portat i dëgjon teksa hapen e mbyllen rëndshëm me shul të hekurt.
Kështu e përshkruan izolimin ish-deputeti Ervin Salianji, i cili e rrëfen për herë të parë në një intervistë EKSKLUZIVE për POLITIKO.AL.
Prej shtatorit të vitit të kaluar po vuan dënimin në Burgun e Fierit për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes 'Babale', ndëshkim të cilin ai e konsideron të motivuar politikisht dhe hakmarrje nga ana e mazhorancës për shkak të denoncimeve të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe ministrave.
Salianji nuk i fsheh emocionet teksa përshkruan se si po e përjeton nga qelia për herë të parë një fushatë elektorale, betejë që ai e ka drejtuar disa herë në terren.
Madje, Salianji thekson se ashtu siç pati premtuar para arrestimit, do të bëjë fushatë edhe nga qelia e burgut, pavarësisht kufizimeve që has në kushtet e izolimit.
Një moment me rëndësi gjatë kësaj bisede ishte edhe asistimi i strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën e opozitës. Salianji i thotë Politiko.al se strategjitë e tij të importuara nga SHBA në fushatën e Partisë Demokratike janë një ngjarje e madhe për Shqiperine e vogël.
Intervista e plotë:
Z. Salianji, prej shtatorit të muajit të kaluar ndodheni në izolim. Si ka qenë kjo periudhë për ju?
Po, janë 7 muaj, shtatë muaj mes mureve e dyerve, hekurave që cijasin e fiksjes së dritave me orar, e portave me shul të rëndë dhe ngado të rrotullohesh, sheh grinë e betonit.
Privimin e lirisë nuk ta rrok mendja kur e ke, por e ndjen në pore kur ndodh. Prandaj është shkruar e percaktuar me ligj, që privimi nga liria, është privim nga një prej të drejtave më të qënësishme të njeriut.
Izolimi është formë ekstreme e dënimit ndermerret kryesisht për vepra të rënda penale, për ata që kane vrarë, rrezikuar jetë njerëzore padrejtesisht, e krime të tjera të mynxyrshme.
E veç izolimit ekstrem ndjehet po aq ndjesia e padrejtesisë ekstreme. Në rastin tim opinioni publik ashtu si dhe une vetë ende nuk e di kush është krimi për të cilin më dënuan. Reflektoj gjatë mbi këtë absurd, dhe ky reflektim e di që është edhe një pjese e fitores sime.
Kjo sepse me burgosjen time, u tentua që të ngrihej muri i frikes për të tjerët, qe askush mos të guxonte, ta mbyllte, ta kycte e ta therrmonte me dhembe të vërtetën e Shqiperisë se krimit, ndryshe e bluante krimi i pushtetshem.
Ky ishte dhe është qellimi i denimit, une kete e di. Siç edhe di që pikerisht me burgosjen time, ata që deshën ta mbysin të vërtetën u përballen me të kundërtën. Sot, më shumë se dje në liri, shqiptaret që ndjekin politikën e dinë këtë padrejtësi si drita e diellit.
Mbetet që, dënimi u krye pa ligj, pa një gjykatë të pavarur dhe paanshme siç e parashikon Kushtetuta, dhe akoma më keq me një dëshmitar të provuar si të blerë nga drejtuesit e lartë të policisë së shtetit, me urdhrin e Fatmir Xhafaj dhe bekimin e më pas ndërhyrjen e Edi Ramës, me një vendim gjykate që po ta lexosh është pike e presje cfare ka thënë Rama në publik nga dita e parë e publikimit të skandalit e deri në kërcënimet në parlament apo konferenca shtypi. Ngado ta kapësh procesin që u bë ndaj meje, është një katastrofë juridike, një turp gjyqësor.
Në Shqiperi, thuhet që gjema më e madhe zgjat tre dite, e kjo kujtesë e shkurter mund t’i vlejë vetem një personi, atij që merr pushtet për të shtypur 3 milion njerëz me thundren e perdhunës.
Do ta them me theks të perhershëm që Vepra penale me të cilën u akuzova dhe u denova, është tërësisht e motivuar politikisht.
Pra, nuk jam në burg as se kam përfituar, abuzuar, vjedhur apo dëmtuar interesat e shoqërisë dhe interesin e publikut, por për të kundërtën, sepse kam mbrojtur interesin publik. Jam në burg sepse denoncova lehtësimin e trafikut të drogës nga ish-Ministri i Brendshëm dhe mbrojtjen qe i bente ai, një të denuari me 7.4 vite burg në Itali per trafik ndërkombetar droge.
Diten e denoncimit tim, pothuajse 10 vite nga dhënia e denimit, Agron Xhafaj u dorëzua në Itali për të shlyer atë që po i bishtnonte prej mbrojtjes që gëzonte nga i vëllai. Në qindra denoncime që kam bërë, ky ka qënë me efektivi. Brenda dites u faktua, dhe shoqeria perfitoi sepse një trafikant ndërkombëtar droge, i arrestuar në një operacion ku mori pjesë dhe DEA amerikane, qendronte në liri. Pas denoncimit tim, u dorezua në burg, dhe pak ditë me pas, vellai i vet që i jepte mbrojtje në detyrën e Ministrit të Brendshëm, në konflikt të tmerrshëm interesi, dha dorëheqjen nga detyra.
Denimi ndaj meje, për këtë vepër është i pari që jepet në Shqipëri, është i paprecedentë. Çka e ben teresisht politik.
Si çdo i burgosur politik, këto muaj kanë qënë një përvojë e vështirë, për shkak të kushteve të veçanta që lidhen me heqjen e mandatit të deputetit, me heqjen e lirisë, me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 11 Majit, të gjitha për shkak se jam kundërshtar i atij që gjithnjë e më shumë njihet si regjimi i Edi Ramës, për shkak se i kam mundur në disa beteja e zona elektorale ku unë kam qënë drejtues.
Përpos brengës së izolimit të padrejtë dhe dorezimit në burg pa arsye, kam ndjere e ndjej fuqinë e madhe të solidaritetit nga qytetarët, media, shoqeria civile, klasa politike. Kjo më ka motivuar më shumë për të shpresuar e punuar për NDRYSHIM, për një shoqëri me të drejtë.
Kam qënë e jam në reflektim të thellë për gjithçka ndodh në skenën politike e në mundesitë që qytetaret duhet të kenë per të rikthyer besimin.
Sic e dini, vendi është zyrtarisht në fushatë elektorale, por këto janë zgjedhjet e para që ju gjejnë në izolim. A ju mungon ky moment? Si po e përjetoni?
Më mungojnë shumë, është pasion i madh për mua e tanimë duket se është kthyer në një mision, prej të cilit nuk shpëtoj dot, edhe për shkak të rrethanave! E përjetoj me emocion të fortë, me dhimbjen e madhe të mungeses, me zemërimin e pamundësisë për të qënë kudo e në çdo cep, siç jam unë në zgjedhje, me revoltën e pengimit për të shprehur e ndarë mendime e opinione, për të takuar njerëz e për të biseduar me këdo. Zgjedhjet, betejat elektorale, janë habitati im. Thjesht, më kanë ndaluar me forcë të jem në ambjentim tim natyral e për të kontribuar për një Shqiperi më të mirë e për një shoqeri të lire!
Gjatë emisionit “Top Story” ku ju ishit ftuar para arrestimit tuaj, paralajmëruat se do të bëni fushatë edhe nga burgu. Çfarë strategjie do të përdorni për të komunikuar me elektoratin
tuaj nga burgu?
Mundesitë nga këtu, janë shumë të kufizuara sidomos kur kemi parasysh potencialin që ka fushata në terren, por gjithsesi perpjekjet e mia kanë vazhduar nepermjet komunikimeve përmes avokatit që postohen më pas në rrjete sociale dhe media, e me letra drejtuar miqve e mbeshtetesve. Me takimet me deputetët, drejtuesit e opozitës e komunikime e ndarje mendimesh me ta.
Nuk kam një rol qendror në fushatë dhe përgjegjesi konkrete por ndjej se kam një rol edhe më të madh si zë publik, si politikan i së djathtës dhe si njeri që mu grabit mandati dhe angazhimi politik, qartazi për shkak se do isha fitues ne Elbasan, siç më parë isha në Korçë e Kavajë. Siç po duket qartë qëllimi ka qënë shmangia nga beteja politike!
A mendoni se fushata juaj nga burgu do të ketë ndikim të njëjtë si një fushatë tradicionale?
Fushata më e madhe që unë bëj, është se jam dëshmi e pakontestueshme, e gjallë, e përndjekjes politike, e një sistemi të degjeneruar totalisht në duart e një autokrati. Çdo ditë që unë kaloj këtu, është një denoncim.
Shpresoj dhe mendoj që kjo do ketë ndikim. Edi Rama e organizoi farsën për të më mbyllur gojën, por njerëzit kanë parë që nuk jam dorëzuar.
Me qendrimet e mia, dua të inkurajoj reagimin, qendresën, kurajon për të përballuar qeverisjen e keqe, të korruptuar e të lidhur me krimin.
Jam i bindur se me 11 Maj, qytetarët do të votojnë për një Shqipëri Europiane. Shqipëria Europiane është ajo ku vlerat e padiskutueshme të shtetit të së drejtes, te garancive kushtetuese për të drejtat dhe liritë themelore, nuk vihen më në provë, dhe jo ajo përralla me pasaportë që thuhet nëpër sheshe. Edi Rama dhe qeverisja e tij janë e kundêrta absolute e çdo vlere europiane, me Edin shkohet në despotizëm, ne rotacion dhe shtet me ndarje e balancim pushtetesh shkohet në Evropë!
Si e vlerësoni rolin e strategut amerikan Chris LaCivita dhe strategjitë e tij të importuara nga SHBA në fushatën e Partisë Demokratike?
Eshtë padyshim ngjarje e madhe për Shqiperine e vogël që kryestrategu i fushatës së Presidentit të SHBA të jetë në Shqiperi i angazhuar, e padiskutim shtysë e madhe për demokratët e Partinë Demokratike që kane fatin të kenë keshillat, komtaktet dhe eksperiencen e tij të jashtëzakonshme.
Unë kam ndjekur mesazhet e tij, dhe theksi që ka vënë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të mos lejuar përndjekjen e kundërshtarit nga qeveria, janë fjalët që i duhen vendit e gjithë qytetarëve, jo vetëm demokratëve.
Prania e tij, është një shtysë qoftë në ndryshimin e perceptimit për opozitën, por siç duket qartë dhe në fushaten ndryshe, konkrete dhe të orientuar drejt shqetesimeve dhe problemeve të perditshme të qytetareve; drejtësia, ekonomia dhe shteti ligjor.
Si mendoni se ndikon denimi juaj në perceptimin publik të Partise Demokratike dhe në besimin e elektoratit?
Thuajse nuk ka pasur studio, analistë, gazetarë apo parti politike në aleancë apo në kundërshti me Partine Demokratike që të mos jenë bashkuar ne idenë e perdorimit politik të drejtesise për burgosjen time. Kjo, i ka dhënë në kuptimin politik një aset opozites për të ritreguar dhe bindur shqiptaret dhe ndërkombëtarët që ky regjim përdor çdo mjet kundër atyre qe nuk i blen dot, nuk i mund e nuk i mposht dot.
Nëse qellimi i qeverise ka qënë frikesimi i qytetarëve, opozitareve apo gazetareve që denoncojne, ky denim dha efektin e kundert. Çdo matje e opinionit apo sondazh tregon që denimi cilësohet politik dhe në vend të demtimit të reputacionit, më dhanë një medalje ari në mbrojtjen e interesit publik
Ju jeni dënuar për ‘Kallëzim të rremë’ lidhur me dosjen ‘Babale’. A do t’i vazhdoni denoncimet tuaja edhe pas përfundimit të dënimit tuaj?
Denimi im është politik, i montuar dhe pa asnjë bazë. Denoncimi i çështjes Xhafaj u faktua si i vërtetë dhe trafikanti nderkombetar i drogës, pas ndalimit në një operacioni të DEA-s amerikane, u dorëzua ditën që bera denoncimin.
Kallezim të rremë s’kam si të kem, se nuk kam bërë kalllezim fare, por denoncim publik nga selia e Partisë Demokratike si deputet dhe Sekretar i Aksionit Qytetar në parti.
Jo vetëm që do t’i vazhdoj denoncimet por dhe nga qelia me kufizimet që kam, kam depozituar kallezime të ndryshme në prokurori dhe do ta denoncoj dhe me fort çdo abuzim, keqtrajtim apo vjedhje që demton interesat e qytetarëve dhe që nxin Shqiperinë. Sigurisht që do të vazhdoj të flas, të denoncoj, të ngre zërin.
Përgatiti: Suela Gjidede-Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38