Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Punonjësit e administratës janë në presion të madh nga drejtorët patronazhistë

Berisha: Punonjësit e administratës janë në presion të

Nga konferenca me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se punonjësit e administratës janë në presion nga drejtorët patronazhistë.

Berisha shtoi se punonjësit janë nën survejim dhe vëzhgim.

“Unë e bëj me shumë sinqeritet atë dhe u them ju se ka qindra e mijëra punonjës që refuzojnë të bëhen pjesë e shtetit elektoral dhe qëndrojnë si punonjës të shtetit dhe unë i përgëzoj ata.

Ata janë në presion të madh nga drejtorët patronazhistë, ata vëzhgohen, janë në survejim dhe unë e dënoj këtë klimë terrori që mbillet sot në administratë.

Të dhënat i kam shumë të sakta, jo nga një, por nga një numër i madh institucionesh. Nuk ka diskutim se ata që zbatojnë ligjin janë një pasuri kombëtare”, deklaroi Berisha.

Të fundit