Flash News

E-TJERA

Organizata Drejtësi Sociale: Rama të dënohet për gjuhën denigruese dhe diskriminuese

Organizata Drejtësi Sociale: Rama të dënohet për gjuhën

Sot, organizata Drejtësi Sociale ka dorëzuar ndy ankesa zyrtare pranë Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kundër Kryeministrit Edi Rama, për përdorimin e një gjuhe diskriminuese dhe denigruese gjatë fushatës elektorale.

“Duke i quajtur burrat “cyryk” dhe duke i nxitur gratë “të përdorin aftësinë joshëse për të bindur burrat të votojnë Partinë Socialiste”, Kryeministri ka përdorur një gjuhë që jo vetëm është seksiste dhe poshtëruese, por që forcon stereotipe të dëmshme për gratë dhe burrat në shoqërinë tonë.

Një gjuhë e tillë zhvesh gratë nga vlera e tyre si qytetare me të drejta të barabarta, dhe i redukton ato në mjete joshjeje politike, ndërsa burrat i paraqet si të pavlefshëm apo pa vullnet të lirë.

Ne kërkojmë nga Komisioneri që:

1. Të njohë këtë gjuhë si diskriminuese.

2. Të kërkojë publikisht nga Kryeministri ndjesë për këto deklarata.

3. Të vendoset një standard i qartë që ndalon gjuhën diskriminuese në skenën publike dhe politike.

Gjuha që përdorin liderët politikë ka ndikim të drejtpërdrejtë në normat e shoqërisë. Nuk mund të lejojmë që ofendimi dhe diskriminimi të normalizohen nga më të pushtetshmit. Kërkojmë përgjegjshmëri dhe respekt për të gjithë qytetarët!”

Të fundit