Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Më pëlqen që shkoj në SPAK, bëj batuta

Kryemadhi: Më pëlqen që shkoj në SPAK, bëj batuta

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për procesin gjyqësor ndaj SPAK, ku GJKKO ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për të.

E ftuar në A2 CNN, deputetja nuk kurseu ironinë dhe tha se po i pëlqen kjo procedurë. Ajo shtoi drejtësinë e saj do ta gjejë vetëm në Strasburg, pasi te SPAK nuk beson.

Ka filluar më pëlqen që paraqitem në SPAK. Ata janë korrektë dhe unë po ashtu. Ata janë institucioni. Komunikimi është njerëzor. Shkëmbejmë batuta…është vetë karakteri i saj. Kur njeriu gjen paqe arsyeton që ajo është një marrëdhënie… Unë jam një që nuk e besoj drejtësinë e re, do ta kërkoj në Strasburg. Unë nuk kam asnjë pritshmëri. Është ndërtuar për të lincuar, familjen e saj. Pa e marrë unë dosjen në dorë, e kishin marrë mediat. Unë nuk kam qenë asnjë herë në post ekzekutiv”, tha Kryemadhi.

Të fundit