Flash News

E-TJERA

Shiste kanabis në Kombinat, arrestohet 25-vjeçari

Shiste kanabis në Kombinat, arrestohet 25-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri 25-vjeçar, i cili dyshohet se kishte ardhur nga Kamza për të shitur kanabis në zonën e Kombinatit.

Shtetasi A. Gj., banues në Kamëz, u arrestua nën akuzën për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë një kontrolli të ushtruar në rrugën “Shaban Bardhoshi”, kanë ndaluar automjetin që drejtonte A. Gj.

“Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën 170 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa mdërsa dyshohet se i arrestuari siguronte sasi kanabisi, e ndante atë në doza dhe i shiste në zona të ndryshme të Kombinatit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit